Analiza e BBC: Ky konflikt mund të përkeqësohet shumë më tepër– ja pse

Nga Frank Gardner, BBC

Ky konflikt është përshkallëzuar që tani shumë më shpejt se sa e kishin parashikuar shumica e njerëzve, duke përfshirë Libanin dhe Qipron, duke bllokuar trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit dhe duke goditur objektiva jo-ushtarake në shtetet arabe të Gjirit.

Por ky konflikt mund të përkeqësohet akoma më shumë – ja si.

SHBA-ja premton që “goditja e madhe” nuk ka ardhur ende, duke lënë të kuptohet se ata do të godasin Iranin edhe më fort. Kjo pothuajse me siguri do të përfshijë më shumë viktima civile.

Irani mund të godasë qëllimisht impiantet e dekripëzimit në vendet nga ana arabe e Gjirit. Këto impiante janë jetike për sigurimin e ujit të pijshëm për popullsitë në një pjesë të botës ku temperatura gjatë ditës në Abu Dhabi është tashmë mbi 30°C.

Irani mund të godasë gjithashtu objektivat e naftës dhe gazit në Gjirin Persik, duke përsëritur sulmin masiv me dronë të vitit 2019 ndaj impianteve petrokimike të kompanisë saudite Aramco, që uli përkohësisht gjysmën e eksporteve të naftës saudite.

Një mundësi tjetër është që Irani të nisë një valë sulmesh kibernetike, jo vetëm ndaj fqinjëve të tij, por edhe ndaj Britanisë së Madhe.

Një paralajmërim i qeverisë britanike tashmë është dërguar tek kompanitë për të qenë veçanërisht vigjilentë në këtë periudhë.