Ambasada e SHBA-së në Oman urdhëroi stafin të strehohet
Ambasada e SHBA-së në Oman urdhëroi sot stafin e saj të shkojë në strehimore.
"Për shkak të ngjarjeve aktuale, Ambasada Amerikane në Oman ka urdhëruar stafin të shkojë në një strehë dhe të qëndrojë atje. Ne rekomandojmë që të gjithë amerikanët në Oman të bëjnë të njëjtën gjë deri në njoftim të mëtejshëm", njoftoi ambasada në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social X.
Sipas udhëzimeve në njoftimin e ambasadës, stafi duhet të furnizohet me ushqim, ujë, ilaçe dhe artikuj të tjerë të nevojshëm, të gjejë një vend të sigurt në shtëpinë e tyre ose në një vend tjetër të sigurt dhe të qëndrojë atje.