Lamine Yamal, futbollisti më i çmuar në botë
Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe po dominojnë aktualisht skenën botërore të futbollit.
Pavarësisht diferencës prej gati një dekade në moshë dhe stileve të ndryshme të lojës, të dy janë protagonistë absolutë me klubet dhe kombëtaret respektive, ndërsa vlera e tyre në treg vazhdon të rritet ndjeshëm.
Sipas renditjes së publikuar nga “Football Benchmark”, talenti i Barcelonës është futbollisti më i vlefshëm në botë, me një vlerë prej 286.8 milionë eurosh.
Vetëm 18 vjeç, Yamal tashmë mban fanellën me numrin 10 te Barcelona, është titullar i padiskutueshëm me Spanjën dhe u rendit i dyti për “Topin e Artë” 2025.
Në vendin e dytë renditet Mbappe me 232.2 milionë euro. Kalimi i tij te Real Madridi si lojtar i lirë e bën pak të mundshëm një transferim rekord në të ardhmen e afërt.
Podiumin e plotëson Erling Haaland i Manchester Cityt, me rreth 231 milionë euro.
Në “top-10” bëjnë pjesë edhe emra si Jude Bellingham, Bukayo Saka, Florian Wirtz, Pedri, Michael Olise, Vinícius Júnior dhe Jamal Musiala.
Bie në sy mungesa e lojtarëve të Serie A dhe e përfaqësuesve të Paris Saint-Germain, kampion në fuqi i Europës.
Madje, as fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, nuk figuron në dhjetëshen më të shtrenjtë të momentit.
Renditja e 10 lojtarëve më të kushtueshëm në botë:
Lamine Yamal – 286.8 milionë euro
Kylian Mbappé – 232.2 milionë euro
Erling Haaland – 231.0 milionë euro
Jude Bellingham – 199.0 milionë euro
Bukayo Saka – 156.5 milionë euro
Florian Wirtz – 154.5 milionë euro
Pedri – 154.5 milionë euro
Michael Olise – 149.0 milionë euro
Vinícius Júnior – 149.0 milionë euro
Jamal Musiala – 137.0 milionë euro