Ushtria izraelite: Ndërtesa presidenciale iraniane është goditur
Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj ajrore kryen një sulm ndaj kompleksit ku ndodhet udhëheqja e regjimit iranian, raportoi BBC.
Në një postim në Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se "raketa të shumta" u qëlluan në drejtim të Zyrës Presidenciale dhe Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Ai shtoi se institucioni arsimor ushtarak u prek gjithashtu, si dhe "infrastruktura shtesë kyçe e regjimit".Sipas IDF-së , kompleksi është përdorur nga ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Khamenei thuhet se u vra gjatë fundjavës në sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj kompleksit të tij.