‘Përgatituni për krizën’/ Rama përhap panik për të mbuluar aferat e zeza të qeverisjes së tij
Mbledhja e kryesisë së PS zgjati pak minuta, por ato mjaftuan që Edi Rama të përhapë panik për të zhvendosur vëmendjen nga aferat e qeverisë së tij.
Ai u tha të pranishmëve se ‘duhet të jemi të përgatitur për krizën’, duke iu referuar luftës në Lindjen e Mesme.
Rama tha se pritet rritje e çmimeve, duke folur kështu si një tregtar, i cili justifikon paraprakisht rritjen e çmimeve.
Megjithatë, edhe pa krizën e Iranit, çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në kontinent, kjo për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përhap panik pas zhvillimeve të ndryshme në botë.
Qëllimi është zhvendosja e vëmendjes, ndërsa asnjë lider tjetër në Europë nuk ka folur për çështje krize dhe rritje çmimesh.
Në mbledhjen e sotme të kryesisë ishte edhe Belinda Balluku, e cila doli nga dera e pasme e selisë për të mos u përballur me mediat.