'Fati politik i Trump në peshore', Avokati: Java e ardhshme vulos fitoren e jashtëzakonshme ose dështimin total

Avokati Altin Goxhaj nga studioja e 'Kafe Shqeto' deklaroi se ky është momenti më i vështirë dhe më delikat për Donald Trump, duke theksuar se gjithçka do të varet nga zhvillimet e kësaj jave në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, mënyra se si do të menaxhohet konflikti në Lindjen e Mesme, nëse palët do të ulen në negociata apo do të vijojë përshkallëzimi i luftës do të përcaktojë jo vetëm fatin e administratës Trump, por edhe të ardhmen e tij politike në raport me zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Goxhaj argumenton se një ulje e palëve në tryezën e bisedimeve do të përbënte një fitore të qartë për Trump, duke forcuar imazhin e tij si lider që shmang luftërat dhe imponon zgjidhje diplomatike.

Në të kundërt, nëse konflikti zgjatet me javë apo muaj dhe prodhon dëme të mëtejshme, kjo sipas tij do të konsiderohej një dështim i administratës, me pasoja të drejtpërdrejta në bazën elektorale të lëvizjes MAGA dhe në balancat politike që çojnë drejt zgjedhjeve të 2026-ës dhe më tej 2028-ës.

Në analizën e tij, ai ndalet edhe te përplasjet brenda kampit konservator amerikan, duke theksuar se ekziston një çarje mes parimit “America First” dhe mbështetjes së pakushtëzuar ndaj politikave të Izraelit në rajon.

Sipas tij, kjo situatë ka krijuar tensione brenda elektoratit që e ka mbështetur Trumpin pikërisht për qëndrimin e tij kundër përfshirjes në luftëra të reja.

Goxhaj e zgjeron analizën duke e parë krizën aktuale si pjesë të një përplasjeje më të madhe gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku konfliktet në Lindjen e Mesme, në Ukrainë apo në Amerikën Latine shihen si hallka të së njëjtës garë për ndikim ekonomik, energjetik dhe monetar.

Sipas tij, përplasja për kontrollin e burimeve, veçanërisht të naftës dhe tregtisë ndërkombëtare, është në thelb të tensioneve aktuale globale.

Deklarata e plotë:

“Unë mund ta them me plot gojën që ky është momenti më i vështirë dhe më delikat i Trump, por dhe varet totalisht nga çfarë do të ndodhi këtë javë. Sepse nëse ulen palët në negociata, kjo është fitore për Trump.

Nëse lufta do të vazhdojë me javë apo me muaj, kjo do të jetë një dështim totalisht i administratës Trump, pasi do të humbasi bazën e vet elektorale dhe mos harrojmë që viti 2026 përcakton edhe fatin e vitit 2028 për shkak të zgjedhjeve të pjesshme që janë në Amerikë.

Dhe këtu, në këtë mes, ne kemi një çarje të plotë të bazës MAGA, pasi dihet që baza e America First është kundër Israeli First. Dhe kjo luftë qartas, në të gjitha këndvështrimet, konsiderohet një luftë e Izraelit ëh, që e bën Amerika.

Ose më saktë, është Izraeli që vazhdon luftrat e veta në Lindjen e Mesme nëpërmjet ushtrisë amerikane.

 Trump ka fituar zgjedhjet në 2016-ën dhe 2024-ën, madje dhe në 2020-ën i ka fituar pavarësisht se ja vodhën, pikërisht sepse ishte njeriu që nuk donte luftën. Dhe njerëzit e votuan dhe për këtë qëllim.

Kjo luftë, natyrisht është një luftë që e ka udhëhequr Izraeli, e ka shpallur Izraeli, e ka shkaktuar Izraeli, siç e pamë edhe ditën e parë që ishin bombarduesit e Izraelit që e nisën. Ndërkohë që deri tani po mbahet avantazh i madh nga ana e Trump mbi faktin që eliminoi me të parën, leadership-in iranian.

Pyetja është, a do vazhdojë këtë javë? A do mbyllet këtë javë? A do ulen në negociata palët këtë javë? Nëse do të uleshin në negociata, po, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme e Trump. Nëse nuk shkojnë në negociata, nëse nuk do ulen për të negociuar, po do vazhdojnë të shkaktojnë dëme reciproke, po, natyrisht kjo është në dëm të Trump, të administratës Trump.

Ne jetojmë në një botë të mashtrimit të madh, prej shumë e shumë dekadash, ku ëh, lobi Jude në Europë dhe në Amerikë ka ndërtuar atë programimin e mendjes njerëzore, ku të djathtët janë sionistë dhe të majtët janë homoseksualë anti-sionistë.

 Kjo ndarje midis të majtës dhe të djathtës, fake, komplet, po goditet fort nga Tucker Carlson dhe shumë të tjerë.

Po përmend në mënyrë të veçantë Tucker Carlson, pikërisht si një mashtrim i madh që na është bërë, pasi këtu është lufta midis të mirës dhe të keqes. Nuk është midis të majtës dhe të djathtës, pasi si e majta, si e djathta, janë dy koncepte që kanë, janë programuar në atë mënyrë që ne të gënjehemi, të rrehemi dhe të bëhemi pjesë e këtij mashtrimi të madh.

Në thelb, unë besoj që në Europë, Trumpi ka humbur shumë pikë me këtë që ka ndodhur. Po ashtu si në Amerikë. Gjithçka do të varet nga mënyra si do menaxhohet kjo javë konflikti.

Nëse do të kishim një moment ulje palësh në bisedime, në atë moment kjo mund të ishte po, një fitore e Trump dhe kjo mund të ishte një, si të thuash, blof, siç ndodhi në Venezuelë, që të gjithë thanë Trumpi po pushton Venezuelën, ndërkohë Trumpi sot dhe qeveria e Venezuelës janë në marrëdhënie të forta diplomatike, ku qëllimi kryesor është si do shitet nafta e Venezuelës, siç u bë dhe neutralizimi i vetë nga ana e Amerikës të embargos ndaj Kubës në raport me naftën venezueliane, ku vetë Amerika krijoi një kanal shitje, apo më saktë, tregtie midis Venezuelës dhe Kubës në raport me naftën venezueliane.

Lufta e madhe bëhet për kontrollin e naftës, jo si vjedhje, siç interpretohet, po si status shitje, me dollarë apo pa dollarë, dhe në favor të Kinës apo jo në favor të Kinës.

Pasi në thelb, si të gjitha luftrat që aktualisht ne i kemi në sfond, në thelb është konflikti Amerikë-Kinë.

Pavarësisht ne mund të shohim luftën Ukrainë-Rusi, ku në thelb përsëri është konflikti Amerikë-Kinë që përcakton dhe qëndrimet si me Rusinë dhe me Ukrainën, ashtu dhe me Iranin, ashtu dhe me Izraelin, ashtu dhe me Kubën, ashtu dhe me Venezuelën dhe me shumë vende të tjera".