Ky mesazh urgjent vjen në mes të një serie sulmesh iraniane mbi vendet e Lindjes së Mesme, si reagim ndaj operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/March/03/auto_dash-1-600x360-11772518672.webp", "width": 600, "height": 360 } }

DASH thirrje qytetarëve amerikanë që të 'LARGOHEN TANI' nga vendet në Lindjen e Mesme

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të “LARGOHEN TANI” nga vendet në gjithë Lindjen e Mesme “për shkak të rreziqeve serioze për sigurinë”, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Atyre u është bërë thirrje të largohen “duke përdorur udhëtimet e disponueshme” nga Bahreini, Egjipti, Irani, Iraku, Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

“Amerikanët që kanë nevojë për ndihmën e Departamentit të Shtetit për të organizuar largimin , THIRRNI 24/7 në +1-202-501-4444 (nga jashtë) dhe +1-888-407-4747 (nga SHBA dhe Kanada). REGJISTROHUNI në http://step.state.gov për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së”, thuhet në postim.

 

 

Ky mesazh urgjent vjen në mes të një serie sulmesh iraniane mbi vendet e Lindjes së Mesme, si reagim ndaj operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.