Sinkronizim: Salianji dhe analisti i Ramës në një vijë kundër PD-së
Debati në studion e Të Paekspozuarit mbrëmjen e sotme ka nxjerrë edhe njëherë në pah një moment politik domethënës: një sinkronizim të qartë mes analistit të Edi Ramës, Baton Haxhiu, dhe Ervin Salianjit mbi rolin e Sali Berishës në drejtimin e PD-së.
Ndërsa Baton Haxhiu artikuloi tezën e mirënjohur të rilindjes se Ramën mund ta largojnë nga pushteti ervinat, bëri që Salianji të bjerë menjëherë dakord me shërbëtorin mediatik të kryeministrit.
Ajo që e bën debatin interesant është fakti se Salianji, në vend që ta kundërshtojë këtë kornizë, e përforcon thelbin e saj me një fjali kyçe: “Kjo i zgjat jetën Ramës”. Tregon qartë synimin e lëvizjes së tij mediatike, pasi në terren, siç e kemi raportuar edhe herë tjera ato pak njerëz nëpër salla ia çon Rama.
Mesa duket tani Salianji ka kaluar në fazë tjetë përdorimi, Rama po i çon edhe shërbëtorët e vet nëpër studio që ta ndihmojnë.
Salianji me siguri e ka parë komentin e famshëm të Taulant Ballës kur thotë se, Baton Haxhiut merri për të vërtetë gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë publikisht, ajo është e sakta.
Pra, edhe në këtë rast, teza e Batonit është krejtësisht e kundërta e asaj që thotë.
Në planin politik, kjo nuk është një kritikë e brendshme partiake të cilën Salianji nuk e bëri asnjëherë në forume; është një legjitimim publik i tezës se problemi kryesor i Shqipërisë nuk është qeveria, por opozita.
Në një moment kritik për Edi Ramën, me super afera korruptive nëpër këmbë, me një drejtësi në dyert e ekzekutivit dhe popullin në këmbë kundër kësaj saj në protesta masive, gjasat janë as Batoni me Ervinin nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën.