Rubio: Qëllimi i SHBA-së, shkatërrimi i raketave balistike të Iranit! Deri tani 6 ushtarë amerikanë të vrarë

Ka shkuar në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftimeve ndaj Iranit bën të ditur Komanda Qendrore Amerikane.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u tha  gazetarëve mbrëmjen e sotme se : “Misioni ynë është shkatërrimi i kapaciteteve të raketave balistike dhe aftësisë së tyre për t’i prodhuar ato, si edhe eliminimi i kërcënimit që paraqet marina e tyre ndaj transportit detar global. Ky është qëllimi”.

Rubio shtio: “Nuk do të na vinte keq, nuk do të zhgënjeheshim, dhe shpresojmë se populli iranian do ta rrëzojë këtë Qeveri dhe do ta ndërtojë një të ardhme të re për vendin. Do të dëshironim shumë që kjo të ishte e mundur”.

“Por, synimi i këtij misioni është shkatërrimi i kapaciteteve të tyre të raketave balistike dhe kapaciteteve të tyre detare”, tha ai.

Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbyen zjarr, ndërsa konflikti me Iranin zgjerohet. Sulme raportohen edhe në Bahrejn, Emirate të Bashkuara Arabe, Katar e Jordani.

Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.