‘S'mund të digjet edhe si dekadencë edhe si shtëpia e Enver Hoxhës’ - Buzhala i indinjuar për vilën e ish diktatorit

Përfshirja nga flakët e vilës së ish diktatorit Enver Hoxha, si pasojë e protestës së 27 shkurtit të opozitës,  ka ndezur një debat të thellë në rrethet analitike dhe publike, duke zhvendosur fokusin nga vetë akti i protestës te natyra e saj dhe gjendja e demokracisë në Shqipëri.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, gazetari Berat Buzhala, e konsideroi një akt të tillë nga ana e opozitës,  një gabim dhe një shprehje spontane e frustrimit qytetar, e cila dëmton kauzën opozitare.

Ky këndvështrim vë në dyshim motivin, duke pyetur nëse instalacioni u sulmua si simbol i “dekadencës” apo si një trashëgimi e lidhur me të kaluarën komuniste.

Ky incident ka rihapur debatin mbi format e protestës, duke sjellë në vëmëndje nga debati në studio,  shembuj ndërkombëtarë për të mbështetur tezat e tyre.

Në qendër të përplasjes së ideve qëndron pyetja thelbësore: a është Shqipëria një regjim? Opinionet janë të ndara prerazi. Sipas Buzhalës, edhe pse vendi përballet me probleme serioze të qeverisjes dhe demokracisë, ta etiketosh atë si një regjim autoritar është një ekzagjerim.

A po dojna me djegë që ka dekadencë, a po dojna me djegë që është e Enver Hoxhës, veç le ta zgjedhim arsyen, se s'mundet me u djegë edhe si dekadencë edhe si shtëpia e Enver Hoxhës. Se janë dy gjona të kundërta. Unë personalisht e konsideroj gabim djegien, jam kritik, domethënë, konsistencë kam kundër Enver Hoxhës kështu edhe regjimit besoj, po, nuk mundet me u marrë një vendim prej dikujt që e ka një koktej molotovi edhe thotë po e djegim këtë shtëpi tash. Po të ishte qëndrimi i opozitës, kena me e djeg para se me fillu protesta, kena me shku edhe me e djeg,

Mendoj që frustrimi, nëse unë e kuptoj kur ka masa frustrim, digjet kryeministria, pra digjet kuvendi, po jo një shtëpi atje domethënë, se ti s'mundesh me qenë i frustruar se të paska pasur një farë arti kontemporan, dikush ka kërcyer aty i zhveshur. Po jo pra se kanë ndenjur aty, tash dolën se unë i pashë... çfarë bëhet aty.

More unë nuk po më duket që janë ezauruar mjetet e tjera të protestës masive kur nuk lëkunden njerëzit prej sheshit, rrinë me javë të tëra aty dhe paralizojnë jetën. Unë mendoj që ajo është, çkado që ka rrëzuar, aq sa mbaj mend unë.

Unë nuk e kam bërë asnjë postim domethënë kundër kësaj, domethënë se nuk ja vlen ndoshta me marrë vëmendjen e kauzës një episod që mundesh vetëm me tejkalon, domethënë këtë çështjen e djegies. Po parimisht unë mendoj se protestat janë, unë i dua parimisht protestat e opozitës edhe mendoj që duhet, se ka kaluar nivelin e Partisë Demokratike. Protesta duhet të më qenë pak më masive në kuptimin jo të numrit, sa të gjithëpërfshirjes...

Po ka një formë ndryshe të abuzimit me votën edhe me gjëra. Kështu që mos e justifiko faktin e një djegieje domethënë, po është regjim s'kemi rrugë tjetër. Unë besoj se ka rrugë tjetër dhe po provohet një rrugë tjetër. E para, sepse në regjim nuk arrestohet, domethënë presioni i madh qytetar besoj që e detyroi Ramën me bërë edhe rikonfigurimin e qeverisë. Pa presion të madh mediatik, në rrugë, në parlament, Balluku do të ishte ministre. Kështu që në regjime nuk e hajnë këtë karrem, domethënë regjimi thotë i ka ik se çfarë.