Greqia dërgon fregata dhe avionë luftarakë në Qipro pas sulmit me dronë
Greqia po rrit mbështetjen e saj ushtarake për Qipron pas një sulmi me dron në një bazë ajrore britanike në ishull, tha të hënën Ministri Grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias.
Athina do të vendosë dy fregata në ishullin fqinj, tha Dendias për transmetuesin grek ERT News. Anijet luftarake janë të pajisura me sisteme moderne mbrojtëse nga ajri dhe dronë.
"Pas sulmeve të paprovokuara në territorin e Republikës së Qipros , e sigurova z. Palmas se Greqia, gjatë gjithë krizës aktuale, do të kontribuojë në çdo mënyrë të mundshme në mbrojtjen e Republikës së Qipros, në mënyrë që kërcënimet dhe veprimet e paligjshme në territorin e saj të mund të adresohen", vuri në dukje Nikos Dendias
Zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letybiotis, njoftoi gjithashtu se katër avionë luftarakë grekë F-16, kishin zbarkuar në ishull të hënën në mbrëmje.
Ky veprim vjen pas një sulmi me dron gjatë natës në bazën ajrore britanike në Akrotiri, pranë qytetit portual të Limasolit.
Fillimisht nuk kishte informacione të konfirmuara se nga është nisur droni ose kush mund ta ketë vendosur atë.
Presidenti qipriot Nikos Christodoulides tha se droni ishte i tipit Shahed, i cili prodhohet kryesisht në Iran.
Qeveria më vonë tha se dy dronë të tjerë u kapën të hënën pasdite./ DPA News.