Seanca/ Zhupa thirrje socialistëve: Mos u bëni mburojë e Belinda Ballukut!

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i bëri thirrje mazhorancës, që të mos bëhen mburojë e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Duke folur në seancën e kësja të hëne, 2 mars në Kuvend, Zhupa teksa iu kundërpërgjigj Ballës lidhur me molotovët e hedhur gjatë protestës së PD-së te vila e Enver Hoxhës, tha se revolta e opozitës do të vazhdojë.

‘Të gjitha dhembshuritë që keni për vilën e diktatorit, mjafton të shihni pamjet e Teatrit me njerëz brenda, si i shembnit ju’, u shpreh Zhupa në fjalën e saj.

Zoti Balla mendova se do të kërkonit falje në emër të policisë së shtetit që morët protestuesin me flamur kombëtar, e goditët dhe pastaj hodhët edhe flamurin kombëtar. Është hera e parë që një punonjës i policisë përdhos simbolin e shtetit.

Zoti Balla dijeni që protesta është një e drejtë qytetare. Janë qytetarët që kërkojnë që qeveria t’u kthehet atyre dhe që ju të mos bëheni mburojë politike siç jeni bërë për të mbajtur imunitetin e zv.kryeministres.

Nëse doni të citoni kryetarin e Komisionit të Jashtëm të BE-së, atëherë citojeni drejtë kur thotë se testi kritik për Shqipërinë është imuniteti i Ballukut. Zbatojeni atë që t’i hapni rrugë Shqipërisë për në BE. Të gjitha dhembshuritë që keni për vilën e diktatorit, mjafton të shihni pamjet e Teatrit me njerëz brenda, si i shembnit ju.