Zyrtare, Bacca shkon te Villarreal, nesër prezantimi

Carlos Bacca është zyrtarisht lojtar i Villarrealit, pasi ka kaluar vizitat mjekësore në klubin spanjoll. Sulmuesi kolumbian rikthehet në Spanjë, ku ka luajtur me Seviljen para transferimit te Milani. Ai është huazuar te Villarreal për 2.5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 15.5 milionë.

Te Villarreal Bacca do të mbajë numrin 9, ndërkohë që do të prezantohet nesër në mbërmje para publikut dhe shtypit në Mini Estadi.