Ajo që ndodhi te Teatri më pas do të ndodhte në gjithë Shqipërinë
Nga Titi Seranaj
Ne e paralajmëruam.
Për të kuptuar se cili është fajtori për çka ndodh kudo, përgjigjen e gjeni tek çështja e Teatrit.
-Teatri Kombëtar u targetua dhe sulmua poltikisht. Edi Rama vendosi që ai të shembej dhe në truallin e tij të ndërtoheshin kulla.
Hapat që u ndërmorën për t’ia arritur qëllimit.
-Përzgjodhi një "stararkitekt" për projektin i cili kishte mbrojtjen e tij, dhe nuk kishte nevojë të zbatonte ligjin apo të mbrohej nga ligji.
-Ndryshohet ligji i trashëgimisë, miratohet ligji 27/ 2018 që i hapte rrugën shkatërrimit të objekteve të trashëgimisë përfshi dhe Teatrin Kombëtar.
-Miratohet Ligji i posaçëm Fusha si një ofertë e pakërkuar me shumë leverdi, që të shembej Teatri e të ndërtoheshin dhe disa kulla.(Ligj antikushtetues që u kundërshtua dhe rrëzua me vonesë në Gjykatë Kushtetuese).
-U blenë u shantazhuan apo u detyruan artistë që firmosën shembjen e Teatrit kombëtar.
-U ble heshtja, u shantazhuan e kërcënuan arkitekt e inxhinier.
-Institucionet u vunë në funksion të qëllimit, Teatri duhej shembur me urdhër të Lartmadhnisë së tij.
-U gjetën inxhinier që firmosën degradimin strukturor të Teatrit, pa bërë hiç analiza e pa qenë hiç në objekt.
-Nxirret një VKM për kalimin e objektit Bashkisë së Tiranës.
-Mblidhet online Këshilli bashkiak e votojnë në kohë pandemie shembjen.
-Mobilizohen mbi 1500 forca policore në kohë pandemie të plot dhe shtetrrethimi të Tiranës dhe në orë 4,35 të natës së 17 majit 2020 fadroma godet ballinën e Teatrit Kombëtar me njerëz brenda.
-Me dhunë dhe terror ndaj rezistencës qytetare mbi dyvjeçare Teatri Kombëtar shembet...
Gjithmonë do të gjenden individ që do ti binden me apo pa ligj pushtetit, qofshin këta mjek, inxhinier apo mësues, që do të firmosin e që do të duhet të mbajnë përgjegjësi penale, por fajtori është tjetër kush.
Është ai që dëmton demokracinë dhe shtetin e së drejtës duke prodhuar ligje antikushtetuese dhe përdorë çdo institucion për të arritur qëllimin e vetëm, grabitjen.
Si tek Teatri, si Porti i Durrësit, si tek 5 maji ,si në kombinat, si në çdo investim strategjik, si në çdo koncesion..skema është e njëjtë.
E keni më të thjesht tani të gjeni fajtorin?
Inxhinieri, apo fadromisti?
Po drejtësia, ç’bën drejtësia?
Për ju që besoni te drejtësia e re...