PD jep autorizimin për arrestimin e Ballukut, Burimi: Rama më 5 mars të marrë atë që meriton
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend raportin për heqjen e imunitetit të ish-zv. kryeministres Belinda Balluku. Deputetët demokratë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe imunitetit u deklaruan pro kërkesës së SPAK për ti hapur rrugë arrestimit pasi akuzat parashikojnë deri në 35 vite burg. Gjatë leximi të raportit, kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi u bëri thirrje qytetarëve të jenë para parlamentit ditën që diskutohet heqja e imunitetit.
Analisti Genc Burimi thotë se Rama po e instrumentalizon fishekzjarret e hedhura në vilën e ish diktatorit Hoxha gjatë protestës së opozitës ndërkohë që ishte përgjegjësi e tij dhe e policisë ruajtja e godinës dhe jo e turmës. Burimi i ndal dhe tek 5 marsi kur në kuvend do të votohet kërkesa e SPAK për ti hapur rrugë arrestimit të Ballukut.
Vetë Rama më pas e tregoi me heqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që ishte faji i policisë mosmenaxhimi i situatës. .. Kush mund ta besojë se ky s'kishte mundësi ta ruante atë qendër ku ishin të huaj brenda. Pra përgjegjësia është e tija, jo e turmës. Dhe këtë e tregoi me heqjen që i bëri shefit të policisë. Asgjë nuk i takon sot opozitës t'i kërkojë llogari Ramës pse nuk e ruajti. Pra dhe njëherë, janë gjëra të vogla që tentojnë të manipulojnë njerëzit, po që harrohen shumë shpejt.
Fakti, sot është se Rama ka takim me historinë në datën 5 mars, dhe për mua, sot lajmi i ditës është ajo deklaratë e PD-së nga Gazment Bardhi, që në 5 mars, thotë do të shkojnë aty në kuvend dhe kjo më ngjan mua, me atë që ndodhi në Shkup, në mos gaboj në 2012, ku qeveria maqedonase bënte një buxhet kombëtar, dhe opozita thirri popullin atë ditë në rrugë, dhe u futën në parlament. Dhe kjo është sot, Rama të marri në 5 mars atë që meriton.. Nëse Bardhi bën këtë thirrje, që tregon se edhe vetë deputetët sot të PD-së, të tregojnë se janë vetë të gatshëm të vetëflijohen, pse jo, në një gujim përpara kuvendit, nëse nuk guxohet. Ky është lajmi.