Sikur priste raketë nga Irani' - Neza komenton vendimin e Ramës për 'Gardën Revulocionare'

Analisti Sami Neza e quan të papërshtatshme reagimin e kryeministrit Edi Rama duke shpallur Gardën Revolucionare Islamike një organizatë terroriste pak orë pas SHBA e Izraeli ndërmorën bombardimet në Iran.

Në studion e ‘Task Forcë’ Neza vlerëson se qëndrimi mund të jetë korrekt në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, por konsiderohet problematike në këtë momenti pasi  Shqipëria nuk ka kapacitetin të bëjë deklarata të tilla kaq të forta në një fazë kaq delikate, veçanërisht duke pasur parasysh pozicionin e saj të ndjeshëm. Prania e opozitës iraniane në territorin shqiptar dhe sulmi i hakerave iranianë.

Në kontekstin lokal, kjo ishte një farë ndjellje sherri si të thuash. Ndoshta nuk ishte momenti. Ndërkohë nuk është as kapaciteti i Shqipërisë që t'i japë deklarata në momentin kulminant të një konflikti  ku Shqipëria ndërkohë ka shumë problematika qoftë edhe në lidhje me këtë konflikt, siç ishin ato që lidhen dhe me mbajtjen e iranianëve kundër regjimit, opozitës iraniane në Shqipëri.

 Rama mund ta kishte bërë këtë deklaratë shumë më herët. Domethënë që kur Shqipëria u hakerua nga iranianët  mund të deklaronte se kishte ndërmend ta shpallte dhe mund ta shpallte organizatë terroriste, sepse ajo tek disa vende është organizatë terroriste.

Por në momentin që e bëri tre-katër orë pas sulmit,  do të thotë se gati-gati sikur të të mendoje, - nuk më duket shumë normale ta them,-  po jam i detyruar ta them në kontekst, sikur u priste një raketë t'i vinte prej Iranit këtu.