Rusia mënjanë ndërsa Lindja e Mesme në flakë/ Eksperti nga Moska: Lojë e dyfishtë e Kremlinit

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar në mënyrë dramatike pas goditjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat u pasuan nga një kundërpërgjigje e ashpër dhe e vazhdueshme nga Teherani.

Ndërsa rajoni është përfshirë nga flakët, vëmendja ndërkombëtare kthehet nga Moska, ku qëndrimi i Kremlinit mbetet një ekuacion kompleks mes aleancave strategjike dhe interesave pragmatike.

I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Misha Pumo u shpreh se ndërhyrja ushtarake amerikano-izraelite, megjithëse e pritur për shkak të grumbullimit të trupave në rajon, ka pasur rezultate të përziera.

Gjithashtu Pumo theksoi se Teherani ka shpallur "xhihad" dhe ka lëshuar sulme jo vetëm ndaj Izraelit, por edhe ndaj objektivave në Emirate, Dubai dhe Katar, duke treguar se rreziku i një konflikti më të gjerë është real.

Përsa i përket aleancës me Rusinë, veçanërisht në kontekstin e sanksioneve perëndimore që prekin të dyja vendet, Moska dhe Teherani kanë krijuar një "aleancë nga halli", shprehet Pumo, duke theksuar se Moska mban gjithashtu marrëdhënie të mira me Izraelin, një fakt paradoksal që justifikohet pjesërisht nga prania e një komuniteti të madh rusishtfolës në këtë vend.

Kjo u përdor si arsye nga Presidenti Putin për të shpjeguar mungesën e një reagimi të menjëhershëm rus pas sulmeve fillestare ndaj Iranit.

Intervista në studio:

Karriqi: Dua të pyes pak në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, përplasja që vijon atje prej dy ditësh. Si shihet gjithçka po ndodh në Lindjen e Mesme në syrin e Kremlinit?

Pumo: Unë do të thoja që një gjë e tillë pritej nga njëra anë, pasi koncentrimi i trupave ushtarake amerikane kishte kohë që vazhdonte, vijonte. Nga ana tjetër, nuk kishte shumë logjikë që t'i jepej kaq shumë kohë Iranit të përgatitej për këtë lloj lufte. Dhe megjithatë, goditjet e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë, fillimisht me sa ka të ngjarë që do të kenë qenë goxha efikase, pasi kanë eliminuar pothuajse krejtësisht udhëheqjen iraniane duke përjashtuar presidentin Bezheskian, por nga ana tjetër, nuk kanë garantuar, le të themi, sigurinë e vetë Shteteve të Bashkuara, të paktën të bazave ushtarake amerikane në rajon dhe për më tepër të Izraelit, pasi kundërpërgjigja, me sa kuptojmë, iraniane është e pranishme dhe është e theksuar dhe po vazhdon në këto ditë. Ata kanë shpallur xhihad kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Se sa do të realizohet, në çfarë shkalle kuptohet që do ta shikojmë ditët e ardhshme. Megjithatë, duket që ka pasur goditje të forta edhe në qytetet izraelite, por edhe në vende të tjera të gjirit. Nga ana tjetër, Rusia nuk është që ka shumë mundësi për të reaguar diplomatikisht, sigurisht, dhe presidentit Putin...

Karriqi: Ka patur një aleancë Misha, një aleancë mes Iranit, nëse mund ta shohim kështu dhe Rusisë. Pra, duket sikur po goditen të gjitha aleancat e Rusisë në këtë mes, qoftë pjesa e Venezuelës, pjesa e Iranit. Kush e ka radhën tjetër? Por, si është parë kjo nga mediat atje, nga analistët, nga ekspertët në Rusi?

Pumo: Sigurisht që është një aleancë, por është një aleancë nga halli, le të themi, që edhe Rusia dhe Irani kanë qenë shtete le të themi, nën sanksione vazhdimisht dhe kanë kërkuar një dobi ndaj kolaboracionit me njëri-tjetrin. Megjithëse dua të them që Rusia ka marrëdhënie shumë të mira dhe me Izraelin, paradoksalisht. Dhe presidenti Putin kur u pyet herën e parë që u godit Irani që pse Rusia nuk reagoi në një farë mënyre, ai deklaroi, "Do t'ju kujtoj që në Izrael jetojnë një sasi e madhe rusfolësish, prandaj duhet konsideruar kjo gjë." Pra, e shprehu në një farë mënyre hapur lobin hebre në Rusi gjithashtu. Ai është gjithashtu i pranishëm edhe këtu. Nga ana tjetër, Rusia çfarë mund të bëjë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për momentin? Asgjë, për mendimin tim personal, sigurisht. Domethënë, Rusia ka telashet e veta me Ukrainën, po vazhdon atë drejtimin e vet, me sa ka mundësi ta realizojë. Sigurisht që Rusia nuk ka mundësi, por dhe nuk mund të përfshihet në një luftë të hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është në interesat e Rusisë. Për më tepër që Irani nuk është ai aleat për të cilën duhet të dhënë jeta. Nga ana tjetër, të mos harrojmë që ajatollahët, regjimi i tyre, që kur erdhi në '79-ën, armiqtë më të egër i ka cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo Izraelin, por Bashkimin Sovjetik. Dhe ka qenë gjithmonë një armik i hapur i Rusisë dhe i Bashkimit Sovjetik në të kaluarën. Por sigurisht, interesat gjeopolitike dhe ekonomike kanë bërë që vendet të afrohen. Kanë marrëdhënie të mira ekonomike, gjeostrategjike. Ka pasur që në momente që Rusia është furnizuar me dron nga Irani, kjo nuk është një sekret. Nga ana tjetër, edhe Rusia e ka transmetuar shumë teknologji të ndryshme. Një kontratë e madhe për blerjen e armëve nga Irani ka vijuar kohët e fundit për 500 milionë dollarë. Por është një gjë tjetër interesante që Rusia përpara goditjes së parë të Iranit i ka ofruar Iranit të blinte sisteme kundërajrore ruse S-400. Dhe udhëheqja e Iranit e ka refuzuar duke thënë që ne s'kemi nevojë, i kemi ato pajisjet tona. Pra, me ato pajisje që kanë, e pamë se çfarë ishin në gjendje. Megjithatë, nuk duhet të nënvlerësuar Irani, sepse problemi kryesor, me sa kuptohet tashmë në Lindjen e Mesme, është sasia e pa imagjinueshme e armëve nga ana e Iranit që disponon, raketa të ndryshme me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi, që mund të godasin objekte, pavarësisht se nuk janë shumë të sofistikuara, ato janë të shumta në masë dhe për të goditur, le të themi, për të...