Hegseth: Operacioni amerikan kundër Iranit, më precizi në histori, qëllimi është shkatërrimi i infrastrukturës raketore
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegsett, tha se operacioni ushtarak kundër Iranit, i cili u krye nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Presidentit Donald Trump, ishte "operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori".
"Ne nuk e nisëm këtë luftë, por nën Presidentin Trump po e përfundojmë atë", tha Pete Hegsett gjatë një konference për shtyp mbi veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit të mbajtura në Pentagon.
Hegsett theksoi gjithashtu se Trump "ka vendosur vijën pas 47 vitesh të politikës agresive të Iranit", raportoi CNN.
Ai paralajmëroi se kushdo që vret ose kërcënon qytetarët amerikanë do të gjendet dhe ndëshkohet "pa ndjesë dhe pa hezitim".