Trafik klandestinësh drejt Britanisë, ShBA-së, Kanadasë/ Spak kërkon rreth 250 vite burg për 33 të pandehur

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 33 të pandehur ku për shumicën prej tyre kërkoi dënime që varionin nga 10 deri në 12 vite burg për veprat penale kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal dhe flasifikim dokumentash.

Nëse 33 të pandehurit shpallen fajtor do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit. Një prej avokatëve që arriti që të lexonte konkluzionet përfundimtare në këtë seancë pasi prokurorja Elida Kaçkini dha pretencën, tha se “SPAK ka arrestuar disa hallexhinj dhe po kërrkon t’i burgosë me 10 vite”.

Dy grupet e strukturuara kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi thotë SPAK, përgjatë viteve 2022 dhe 2024, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.