Media iraniane raporton edhe vdekjen e gruas së Ali Khameneit: Humbi jetën nga plagët e marra pas sulmit!

Mes viktimave të sulmeve SHBA-Izrael në Iran është edhe bashkëshortja Ali Khamenei, edhe ky i vrarë të shtunën bashkë me vajzën, dhëndrin, mbesën dhe disa zyrtarë të lartë irnaianë.

Lajmi për vdekjen e gruas së Khameneit u raportua nga agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”.

Dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur janë shënuar deri tani nga sulmet e dyanshme, pasi edhe Teherani është kundërpërgjigjur.

Ndërkohë, nga fillimi i operacionit kundër Iranit, ushtria izraelite ka thënë se ka shkatërruar rreth 600 objekte të regjimit iranian në sulmet ajrore.

Sipas ushtrisë, këto përfshijnë 20 objekte që i përkasin udhëheqjes së sigurisë së Iranit, 150 raketa balistike dhe lëshues raketash, si dhe 200 sisteme mbrojtjeje ajrore.

Avionët e forcave ajrore izraelite kanë hedhur më shumë se 2,500 bomba, sipas IDF-së.

Ushtria gjithashtu thotë se forcat ajrore izraelite goditën dhe vranë ushtarë iranianë ndërsa ata përpiqeshin të aktivizonin sistemin e mbrojtjes ajrore kundër avionëve izraelitë.

“IDF nuk do të lejojë që regjimi terrorist iranian të përdorë sistemet e mbrojtjes ajrore për të dëmtuar avionët e Forcave Ajrore Izraelite dhe do të vazhdojë të godasë përpjekjet për të armatosur lëshuesit e raketave.”

“Edhe kreu i shërbimeve të inteligjencës së Hezbollahut u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut gjatë natës”, tha ushtria izraelite.

IDF mund të konfirmojë se sulmi i saj gjatë natës në kryeqytetin libanez vrau Hussein Makled, “i cili shërbeu si kreu i shërbimeve të inteligjencës së Hezbollahut”.