Hegseth: Irani po përdorte bisedimet me SHBA-në për të 'ringjallur ambiciet bërthamore'
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth,në një takim informativ tha se ambiciet bërthamore paqësore "nuk kanë nevojë të varrosen nën male".
Ai i referohet Operacionit të vitit të kaluar, i cili sipas tij pa SHBA-të të shkatërronin centralet bërthamore të Iranit.
Sekretari amerikan i mbrojtjes akuzon më pas Teheranin se refuzon të negociojë një marrëveshje "paqësore dhe të arsyeshme" me SHBA-në.
“Ata po zvarritnin, duke fituar kohë për të ringarkuar rezervat e tyre të raketave dhe për të rinisur ambiciet e tyre bërthamore”, vazhdon ai.
"Presidenti Trump nuk i luan këto lojëra."