Albano Bogdo rrëfen për varësinë e tij ndaj alkoolit

Aktori i humorit, Albano Bogdo, një nga personazhet më direkt në median sociale dhe jo vetëm, shpesh zgjedh që përmes shembujve nga jeta e tij të japë mesazhe të forta për publikun që e ndjek. Pjesë e pandarë e “Apartamentit 2xl” Albano është një nga aktorët më në zë të humorit në ekranet shqiptare.

“Te pish alkool, eshte ves, apo virtyt? Gjithesesi, qe te jem brenda, une sot mbusha 5 muaj pa pire asnje pike. 5 muaj te veshtire, por te suksesshem. 2 qershor-2 nentor. U befshin 50 vjet”. Ky është postimi i fundit i Albanos në faqen e tij në facebook. Aktori ka 5 muaj që nuk përdor më alkool dhe për këtë ndihet më se krenar.