Arbeloa pranona të vërtetën e hidhur, Mbappé në dyshim edhe ndaj Mannchester City-t

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e sulmuesit francez, Kylian Mbappé, i cili po vuan nga dhimbjet në gjurin e majtë që nga para Krishtlindjes. Arbeloa konfirmoi se pjesëmarrja e ‘yllit’ francez për ndeshjen e parë të 1/16-ve të UEFA Champions League kundër Manchester City-t është në dyshim.

Mbappé mungoi këtë javë në ndeshjen e kthimit ndaj Benfica-s dhe Arbeloa nënvizoi se rikuperimi i tij nuk do të jetë çështje ditësh, por do të kërkojë më shumë kohë. Trajneri shtoi: “E kemi shumë të qartë: çfarë ka dhe çfarë duam tani. Duam që ai të rikuperohet plotësisht nga shqetësimi, që të kthehet 100%, me siguri dhe besim total.”

Klubi ka tentuar të menaxhojë dhimbjet e Mbappé-së gjatë sezonit, duke e lënë pushim në ndeshje të rëndësishme, përfshirë fitoren ndaj Real Sociedadit në LaLiga, gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës dhe humbjen ndaj City-t në dhjetor.

Real Madridi do të luajë ndaj City-t më 11 mars, në ‘Santiago Bernabéu’, pas përballjes së LaLiga-s me Celta Vigo-n dhe Getafe-n. Arbeloa shtoi: “Do të shohim ditë pas dite si ndihet, si rikuperohet dhe evoluon.”

Trajneri theksoi gjithashtu se Mbappé nuk do të shmangë përballjet për t’i kursyer dëmtimet, pasi të gjithë lojtarët synojnë të jenë të gatshëm për FIFA World Cup 2026 këtë verë.