SYRI TV/ Agur Troka, 50 vite me fizarmonikën: Muzika si jetë mes dhimbjes dhe shpresës
Agur Troka, 65 vjeç nga Bishani i Levanit ka kaluar mbi 50 vite duke i rënë fizarmonikës, një pasion që e mësoi vetë dhe që e ka shoqëruar në çdo etapë të jetës. Mes sakrificave dhe dhimbjeve personale, ai mbetet simbol i këmbënguljes dhe dashurisë për muzikën duke ia përcjellë këtë trashëgimi edhe mbesës së tij.
Syri TV
Në Bishan të Levanit, mes qetësisë së fshatit jeton Agur Troka, 65 vjeç, një njeri që e ka bërë fizarmonikën pjesë të pandarë të jetës së tij. Prej më shumë se pesë dekadash, ai i bie çdo ditë instrumentit që e mësoi vetë, pa mësues duke u rritur mes dasmave dhe muzikës popullore.
Mes dhimbjeve të jetës dhe humbjeve të mëdha, Aguri nuk është ndalur kurrë së luajturi. Sot, pasioni i tij po vazhdon tek mbesa, që ka nisur të ndjekë hapat e gjyshit.
Por muzika nuk është i vetmi pasion i tij. Në oborrin e shtëpisë së tij gjenden tri biçikleta. Për 27 vite me radhë, ai përshkoi çdo ditë rrugën Bishan - Fier me biçikletë duke punuar dhe mbajtur familjen.
Për Agurin, fizarmonika është shndërruar në një instrument të dosmosdoshëm përditshmërie dhe forcë e pashtershme për jetën.