SYRI TV/ Pasi vizitoi vilën e Enverit, Rama kërcënon dhe urdhëron gjykatën: Të lihen në burg ata që sulmuan
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dhe kërcënuar gjykatën, duke kërkuar burgosjen e protestuesve që hodhën fishekzjarrë në drejtim të viles se ish diktatorit Enver Hoxha. Pas vizitës në Vilën 31 në kryeqytet, Rama u shfaq i shqetësuar duke sulmuar protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme të qeverisë së tij.
Kryeministri Edi Rama ka reguar shumë i shqetësuar pas sulmit me fishekzjarrë ndaj vilës së ish- diktatorit komunist Enver Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, pas vizitës në vilën e Enver Hoxhës, në kryeqytet, Rama sulmoi protestuesit që kërkojnë largimin e tij, pas aferave korruptive dhe në stilin e tij të zakonshëm kërcënoi gjykatën duke kërkuar ndëshkimin e protestuesve.
‘Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale!’
Të gjitha arrestimet e bëra në protestat e mëparshme të opozitës janë cilësuar të paligjshme nga gjykata, e cila ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve. Ndërsa goditja me fishekzjarre e viles se ish diktatorit Hoxha, acaroi në meenyrë të pashpjegueshme policinë e shtetit, e cila në forme skandaloze sulmoi me ujë me presion, liderin e opozitës Sali Berisha dhe deputetë demokratë të cilët thjesht po qëndronin në bulevard.