Papa paralajmëron për një ‘humnerë të pariparueshme’ në Lindjen e Mesme

Papa Leo XIV ka bërë thirrje për një rikthim në diplomaci, pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe sulmeve të tij hakmarrëse.

Kreu i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën, foli për një "tragjedi me përmasa të mëdha" në fund të lutjes së tij të së dielës në Vatikan.

"Stabiliteti dhe paqja nuk ndërtohen me kërcënime të ndërsjella, as me armë, të cilat mbjellin shkatërrim, dhimbje dhe vdekje, por vetëm përmes një dialogu të arsyeshëm, autentik dhe të përgjegjshëm", tha ai.

Përpara dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa i bëri thirrje të gjithë të përfshirëve të marrin "përgjegjësi morale".

Spirales së dhunës duhet t’i jepet fund, tha ai, “para se të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme!” 

“Le ta rifitojë diplomacia rolin e saj dhe të promovohet e mira e popujve, popujve që dëshirojnë bashkëjetesë paqësore të bazuar në drejtësi”, tha ai. “Dhe le të vazhdojmë të lutemi për paqen”.

Të shtunën, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara filluan të kryenin sulme të përbashkëta ajrore në Teheran dhe disa qytete të tjera iraniane.

Irani më pas u përgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe disa vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Më vonë gjatë ditës, agjencitë shtetërore të lajmeve njoftuan vdekjen e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, i cili sundoi Iranin për gati 37 vjet./ Vatican News.