Berisha: Protestuesit janë të gatshëm të nisen me mua në Surrel, por nuk nisemi pa një plan

Në një  prononcim për median pas marshimit protestë që zgjati 3 orë, kryetari i PD-së, Berisha tha se protestuesit janë të gatshëm të nisen me mua në Surrel, por nuk nisemi pa një plan

Zoti Berisha do vijojnë protestat në këtë formë që pamë sot apo do ketë forma të tjera?

Sali Berisha: Gjenialiteti i opozitës është të organizojë protestat më të shumëllojta dhe me jehonën më të madhe. Të dyja.
Por siç e pe, kjo ishte një protestë e veçantë krejt.
Kurrë ndonjëherë Tirana një marshim 3-orësh nuk ka njohur.
Ja pra e thashë, ja ku janë, janë të gatshëm të nisen së bashku me mua në Surrel.
Po, po!

Pse nuk niseni?

Sali Berisha: Sepse gjërat kanë planifikimin e tyre. Nuk nisem pa plan. Ku të bëhet plani, nisemi dhe e bitisim ne.