'Khamenei ka vdekur'/ Trump tregon se kush do të donte që ta zëvendësonte liderin suprem të Iranit
Ali Khamenei (86 vjeç), Udhëheqësi Suprem i Iranit, për të cilin Izraeli njoftoi mbrëmjen e sotme se ishte vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite, ka sunduar Iranin që nga viti 1989. Sipas njoftimit, trupi i tij është gjetur pas sulmeve ajrore.
Në një intervistë për NBC News, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se beson se raportimet për vrasjen e Udhëheqësit Suprem janë të sakta.
Trump shtoi se “shumica” e udhëheqjes së lartë të Irani është “zhdukur”, duke theksuar se:
“Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre janë zhdukur.”
I pyetur se kush mund ta zëvendësojë Ali Khamenein, Trump u shpreh se nuk ka ende një përgjigje të qartë:
“Nuk e di, por në një moment do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja”,
duke shtuar se ishte “vetëm pak sarkastik” me këtë deklaratë.
Situata në rajon mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa priten reagime zyrtare nga autoritetet iraniane.