Noka: Sot i është dhënë një goditje tjetër narkoregjimit! Edi Rama ka përjetuar një makth të madh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur para selisë së PD-së, ku u ndalën edhe protestuesit, duke e cilësuar ditën e sotme si “një goditje tjetër për narkoregjimin”.

Në deklaratën e tij, Noka u shpreh se dhuna dhe terrori i ushtruar sot tregojnë, sipas tij, se qeveria është “në grahmat e fundit”. Ai theksoi se protestuesit dhe qytetarët e lirë kanë dhënë një mesazh shprese për Shqipërinë dhe se liria, sipas tij, është shumë afër.

“Sot, Edi Rama ka përjetuar një makth të madh. Fundi po i troket. Asgjë nuk e ndal kryengritjen dhe revoltën e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim,” deklaroi Noka.

Ai akuzoi kryeministrin për gjendje paranoje dhe tha se Rama është përpjekur të fshihet nga opinioni publik duke zhvilluar takime në Pallati i Brigadave. Sipas Nokës, Rama ka shpallur armiq edhe partnerë ndërkombëtarë, duke përmendur Gjermania, ministrin e jashtëm gjerman Johann Wadephul, si dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Nancy VanHorn.

Noka:

Sot iu është dhënë një goditje tjetër narkoregjimit.

Dëshpërimisht dhuna dhe terrori që kanë ushtruar sot tregon që narkoregjimi është në grahmat e tij të fundit.

Protestuesit, kryengritësit, qytetarët e lirë të këtij vendi sot i kanë thënë shqiptarëve se në Shqipëri ka shpresë.

Ka shpresë dhe se liria është shumë afër për qytetarët dhe shqiptarët.

Sot, Edi Rama ka përjetuar një makth të madh.

Fundi po i troket.

Asgjë nuk e ndal nga kryengritja dhe revolta e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim.

E keni ndjekur këto ditë, ka qenë i çartalluar komplet, i çmendur.

E patë, u mundua të bëjë takim në Pallat të Brigadave për ta fshehur nga opinioni publik atë që do të thoshte, por deputetët e tij e rrodhën.

Shpalli armik Gjermaninë, shpalli armik ministrin e jashtëm, zotin Vadeful, një nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, shpalli armike të ngarkuarën me punë të SHBA, zonjën VanHorn, pra Edi Rama është në paranojat e babait të tij shpirtëror, duke shpallur armiq të gjithë miqtë e tij.