Berisha: Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit
Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti marshimin protestë që u mbajt sot si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
“Heronj të vërtetë jeni!
Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot.
Kjo datë, 28 shkurti do gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit.
Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë.
I kallët tmerrin dhe datën narkodiktatorit Edi Rama.
Berisha mbajti fjalën nga selia e PD-së pas përfundimit të marshimit protestë që zgjati gati 3 orë nëpër rrugët e Tiranës ndërsa policia përdori në mënyrë joproporcionale gazin lotsjellës dhe ujëme piper, ndërsa në mënyrë të paligjshme bllokoi rrugët me kordone policorë.