Vijon protesta/ Protestuesit nuk ndalen, marshojnë drejt selisë blu
Protesta e qytetarëve vijon pa u ndalur, ndërsa protestuesit kanë ndryshuar drejtim dhe po marshojnë drejt selisë së Partia Demokratike.
Të mbledhur në numër të madh, ata shprehen të vendosur për të vazhduar aksionin e tyre protestues, duke theksuar se nuk do të tërhiqen përballë presioneve.
Marshimi po shoqërohet me thirrje, ndërsa protestuesit deklarojnë se lëvizja e tyre është paqësore dhe do të vijojë deri në fund.