Bayerni fiton klasiken me Dortmundin, titulli tashmë është një... formalitet

Bayerni arriti të marrë një fitore dramatike 3-2 në transfertë ndaj Dortmundit, në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga, duke mbajtur presionin mbi rivalët për titull.

Dortmundi surprizoi në minutën e 26-të me golin e Nico Schlotterbeck, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Bayerni reagoi pas pushimit, dhe në minutën e 54-të, pas një aksioni nga Serge Gnabry, Harry Kane barazoi rezultatin në 1-1.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 70-të, kur një gabim i Schlotterbeck brenda zonës dha penallti për Bayernin.

Kane nuk gaboi dhe shënoi për 2-1.

Dortmundi nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 83-të me golin e Daniel Svensson për 2-2.

Por drama nuk përfundoi aty: vetëm katër minuta më vonë, Joshua Kimmich realizoi golin vendimtar për 3-2, duke i dhënë bavarezëve tri pikë të arta në klasiken e Gjermanisë.

Me këtë sukses, Bayerni rrit avantazhin dhe vazhdon i sigurt garën për titullin, ndërsa Dortmundi mbetet i dyti me mjaft pak shpresa.