Qytetarët e zemëruar hedhin flakadanë te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha

Situata në kryeqytet po tensionohet më tej.

Qytetarë të protestës kombëtare kanë hedhur flakadanë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke shfaqur indinjatën e tyre edhe ndaj figurave dhe simboleve të kaluarës.

Ngjarja ndodh ndërsa marshimi i qytetarëve drejt institucioneve shtetërore vazhdon, me pjesëmarrje masive dhe thirrje kundër qeverisë së Ramës.