'Rama s'mund të mbajë peng Shqipërinë' - Bardhi: Krimi strehohet në polici, po pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmnet Bardhi zbulon pse opozita zgjodhi që protesta e sotme të ishte një marshim nëpër rrugët e Tiranës. Ai e quajti të paligjshme bllokimin e rrugëve nga policia.

Bardhi: Qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë

Sigurisht që qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë për shkak të korrupsionit të tij qeveritar.


Arsyeja pse sot zgjodhëm si formë proteste marshimin në rrugët e Tiranës është pikërisht ky, për të sensibilizuar qytetarët për t’iu bashkuar protestës.
Ne protestojmë për demokratët, protestojmë për socialistët e ndershëm, protestojmë për qytetarët pa parti sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe beteja për Shqipërinë duhet të bëhet nga të gjithë.

Zoti Bardhi, mbrëmjen e sotme kemi parë një precedent, si te drejtoria e Policisë së Shtetit, edhe tek Policia e Tiranës, një numri madh efektivësh policie kanë tentuar të bllokojnë marshimin e protestës. Keni ndonjë koment?

Unë e kuptoj që krimi strehohet në të dyja godinat, dhe policia në vend që të arrestojë ato që i kanë kthyer drejtoritë e policisë në institucione ku krimi qeveris, pengon të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar.
Siç e shikoni, protesta është paqësore dhe policia nuk ka asnjë arsye për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.