Izraeli mbyll pikëkalimet drejt Rripit të Gazës, përfshirë Rafah - Netanjahu: 'Diktatori' është larguar

Izraeli mbylli pikëkalimet drejt Rripit të Gazës, përfshirë Rafah, shkruan Al Jaazira.

Agjencia izraelite e ngarkuar me koordinimin e aktiviteteve qeveritare në territoret palestineze njofton se, si pjesë e masave të marra pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, është vendosur “mbyllja e pikëkalimeve drejt Rripit të Gazës, përfshirë pikën e kalimit Rafah, deri në njoftim të dytë”.

“Rotacioni i personelit humanitar shtyhet në këtë fazë”, thuhet në njoftim, duke pretenduar se mbyllja e kufijve nuk do të ketë “ndikim” mbi situatën humanitare në Gaza.

Numri i kamionëve me ndihma që kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e ashtuquajturës “armëpushim” në tetor është shumë më i ulët se sa pritej, dhe mijëra palestinezë presin me urgjencë evakuim mjekësor nga Gaza për trajtim jashtë vendit.

Ndërkohë Kryeministri izraelit Benjamin Netanjah po mban një fjalim të transmetuar në televizion. Duke komentuar sulmet ndaj selisë së udhëheqësit suprem të Iran, Ali Khamenei, ai tha se po shihen shenja në rritje që ky “diktator” është larguar.