Pas dhunës disproporcionale të policisë së Prodës, protestuesit marshojnë drejt Unazës së Vogël

Pas përplasjes me policinë përmes gazit lotsjellës dhe ujit me piper, protestuesit janë nisur drejt Unazës së Vogël.

Qytetarët janë derdhur në rrugët e Tiranës, duke u grumbulluar fillimisht përpara Kryeministrisë, nga ku ka nisur marshimi drejt institucioneve të tjera shtetërore, nga ku ishte planifikuar një ndalesë në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Një kordon policor i vendosur mes bulevardit dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nuk lejoi kalimin e protestuesve drejtë Drejtorisë së Policisë.

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndryshe nga protestat e mëparshme, të shoqëruara me fjalime të përfaqësuesve të opozitës dhe shoqërisë civile, protesta e mbrëmjes së sotme duket se i është lënë nën kontroll qytetarëve, sipas një skenari të qartë marshimi.