Policia e Prodës sulmon protestuesit paqësorë me gaz lotsjellës masiv dhe ujë me piper - Shkelin ligjin

Syri Tv sjell videon ku policia përdor në mënyrë jo proporcionale gazin lotsjellës dhe ujë me piper pa limit drejt protestuesve paqësorë të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të protestës. 

Në mënyrë të paligjshme policia po përpiqet të ndalojë marshimin e protestuesve, që donin të shkonin drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke shkelur në mënyrë të përsëritur ligjin.

'U hodh masivisht ujë me piper dhe gaz lotsjellës që nuk kurseu as kreun e PD-së dhe deputetët'   informon gazetarja e Syri Tv duke raportuar direkt nga protesta.