E paprecedentë/ Policia barrikadon rrugën tek Drejtoria e Policisë, Bardhi: E urdhëroi Suel Çela e Ergys Agasi
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkon policisë të hapë rrugën.
‘Jeni në shkelje flagrante të ligjit. Nuk mund të pengoni lëvizjen e lirë të qytetarëve. Hap rrugën se jeni në protestë’ u tha Bardhi policëve.
Ndërkohë protestuesit thërrasin: Hapni rrugën.
Urdhra punonjësve të policisë për të bllokuar rrugën ua jep Suel Çela e Ergys Agasi. Policia ka dalë në rrugë e nuk lejon protestuesit dhe deputetët të vijojnë marshim protestën. Kjo është e paprecedentë dhe urdhri nuk është ligjor.