Partizani mposht pastër kampionët e Egnatias
Partizani mori një fitore të madhe ndaj Egnatias. Të kuqtë mposhtën kampionët me rezultatin 2-0 te stadiumi “Arena e Demave”.
Fitorja erdhi falë golave të Muratajt dhe Sidibes, respektivisht në minutën e tetë dhe 14-të.
Skuka po ashtu pati meritën e tij me dy asistime. Rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë, duke qenë se Aleksi u largua me karton të kuq pas goditjes ndaj Sembenes.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për të kuqtë e drejtuar nga Oltijon Kërnaja.
Aktualisht mbajnë vendin e pestë, por me aq pikë sa Dinamo që mbyll zonën e “Final Four”.
Egnatia ndërkohë humbet terren në garën për kreun, pasi ekipi i Edlir Tetovës numëron 5 pikë më pak se Vllaznia e vendit të parë.