'Rama ik, Edi Rama në burg...'/ Mijëra qytetarë 'pushtojnë' bulevardin 'Dëshmorët e Kombit': Kërkohet largimi i qeverisë
Ndryshe nga herët e tjera, ku protestat janë karakterizuar nga fjalime të përfaqësuesve të opozitës dhe shoqërisë civile, mbrëmjen e sotme protesta kombëtare e opozitës është një skenar të qartë. Duket se ajo u është lënë në dorë qytetarëve.
Partia Demokratike kërkon heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandalit të korrupsionit si edhe largimin e kryeministrit Edi Rama për çuarjen e vendit në një qeveri teknik për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Protestës kombëtarë i janë bashkuar mijëra qytetarët nën thirrjet, “Rama ik”, “Edi “Rama në Burg”.
Me flamuj kombëtarë, të SHBA si edhe të Bashkimit Europian, është shoqëruar protesta e sotme e opozitës. Nën brohorima, protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Rama.