Qytetari: Unë në protestë për familjen time, Rama na la pa ujë e pa rrugë - Duhet të largohet sa më parë
Qytetarë të shumtë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një qytetar nga Torovica e Lezhës tha se kishte dalë në protestë jo për partinë por për të mirën e familjes së tij, pasi Rama I ka lënë pa rrugë, pa ujë dhe sa herë bie shi përmbyten.
Vij nga Lezha. Nuk kam ardhur për parti por për hallet tona. Jam pa rrugë, pa ujë të pijshëm. Një shi të bjerë përmbytem. Ky na ka vënë këmbën. Rama duhet të largohet sa më parë. Një pikë shi të bjerë, Torovica përmbytet.