Revolucion në rregullat e futbollit: VAR për kartonin e dytë dhe ‘luftë’ simulimeve para Botërorit 2026

Futbolli pritet të hyjë në një epokë të re përpara FIFA World Cup 2026.

International Football Association Board (IFAB), në asamblenë e 140-të të mbajtur në Uells, ka miratuar një paketë ndryshimesh që do të hyjnë në fuqi më 1 qershor 2026.

Një nga risitë kryesore lidhet me kohën e rinisjeve.

Rregulli i tetë sekondave do të aplikohet për portierët në zotërim të topit dhe për rivëniet nga porta.

Nëse tejkalohet afati (3 sekonda + 5 sekonda numërim nga gjyqtari), skuadra kundërshtare do të fitojë goditje nga këndi. I njëjti parim do të vlejë edhe për rivëniet anësore: nëse tejkalohen 8 sekonda, topi i kalon kundërshtarit.

Goditje e fortë edhe ndaj simulimeve. Nëse një lojtar kërkon ndihmë mjekësore për më shumë se 8 sekonda, ai duhet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 60 sekonda.

Përjashtim bëhet vetëm kur ndërhyrja ndëshkohet me karton të verdhë ose të kuq.

Risi edhe te zëvendësimet: skuadrat do të kenë maksimumi 10 sekonda nga shfaqja e numrit në tabelë për të kryer ndërrimin. Në të kundërt, ekipi do të luajë përkohësisht me një lojtar më pak deri në ndalesën tjetër.

Ndryshime të rëndësishme prekin edhe protokollin VAR. Tashmë do të lejohet rishikimi i një kartoni të verdhë që çon në të dytin dhe për pasojë në të kuq.

Gjithashtu, VAR mund të ndërhyjë në rastet kur një goditje nga këndi jepet gabimisht dhe çon në gol.

Qëllimi është i qartë: më pak humbje kohe, më pak simulime dhe më shumë drejtësi në vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt rezultatin.