Qytetari proteston me pranga në duar, në rroba shkruan: Rama, Balluku në burg, vodhën popullin
“Ata që vjedhin popullin i presin vetëm prangat. Drejt asaj rruge po shkojnë të gjithë’ thotë një protestues i cili mesazhin e tij kundër qeverisë Rama e ka shkruar anglisht në rrobat e tij. Një mesazh për ndërkombëtarët.
Stop korrupsionit! Rama, Balluku në burg! Stop korrupsionit! Ju vidhni, ne paguajmë. Mjaft”, shkruhet në gjuhën angleze në rrobat e veshura prej tij.
Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur në selinë PD për tiu bashkuar protestës.
"Edi Rama hoqi Ballukun dhe vuri 3 Ballukë të tjerë. Ramës nuk mund ti thuash kryeministër, ai është kryebandit' thotë një protestues tjetër.