Çifti i njohur bëhen sërish prindër

Çifti i njohur Josh Hartnett dhe Tamsin Egerton janë bërë sërish prindër.

Aktori 39-vjeçar dhe aktorja 28-vjeçare, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, ndërsa gjatë pasdites së djeshme ata janë fotografuar teksa shëtisnin me dy fëmijët e tyre.

Tamsin dhe Josh zbuluan se janë në pritje të edhe një fëmijë tjetër, gjatë ceremonisë së Oscar, në muajin shkurt.