Qytetarët e Lezhës nisen drejt Tiranës, do i bashkohen protestës së opozitës

Qytetarët e Lezhës do i bashkohen opozitës në protestën që do të organizohet sot pasdite në Tiranë.

Qytetarë të shumë  janë nisur drejt kryeqytetit të organizuar nga strukturat e Partisë Demokratike.

Deputeti i PD Gjin Gjoni tha se pjesëmarrja e lezhjanëve në proteste do të jetë masive, pavaresisht presioneve dhe dhunës nga policia e shtetit gjatë protestës së kaluar.

Edhe në bashkëbisedimin e sotëm kreu i PD-së ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës në Tiranë për rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin politik në vend.

Dorëheqja e tij dhe largimi i tij nga pushteti është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen, të rikthejë zgjedhjet e lira dhe të ecë në rrugën e normalitetit, deklaroi Berisha.