Berisha: Dosja prej 400 milionë eurosh e portit në Porto Romano u hap në prokurori. Ky është vetëm fillimi

Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit të Porto Romanos në prokurori, duke theksuar se kjo është vetëm fillimi i zbardhjes së skemave korruptive të qeverisë.

Berisha e cilësoi Portin e Durrësit si “aferën më të madhe korruptive në Europë”, duke paralajmëruar se vlera e tij reale shkon deri në 4 miliardë euro.

Ai shtoi se projekti, i cili shkon në dekada dhe përfshin pastrimin e parave, është kthyer në një “Dubai i 1001 netëve të Edi Ramës dhe enturazhit të tij mafioz”.

Në këtë kontekst, Berisha nënvizoi se prokuroria sapo ka hapur një hetim formal për këtë dosje dhe theksoi se zbulimi i plotë i skandalit do të vijojë me hapa të tjerë.

Deklarata e plotë:

Albanian Americans: Doktor, e bukur ajo që nxorën Piranjat, duhen 80 vite që të mbarojë projekti i Alabarit në Durrës. 80 vite e kanë siguruar pastrimin e parave...

Sali Berisha: Në ligjin e nomenklaturës së vjetër, këta mendojnë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve.
Dhe u garantoj që ajo parashikohet në Durrës nuk është gjë tjetër, veçse Dubai i 1001 netëve të Edi Ramës dhe enturazhit të tij mafioz.
Dosja prej 400 milionë eurosh e portit gjoja në Porto Romano u hap në prokurori.
Garantoj se ajo është vetëm fillimi.
Afera më e madhe korruptive sot në Europë është Porti i Durrësit që shkon në 4 miliardë euro.