A do të shkojë Leo Messi në Shtëpinë e Bardhë për të festuar titullin kampion të MLS-së?

 Inter Miami do të festojë titullin e pare kampion të MLS-së, të fituar në dhjetor 2025 me një fitore 3-1 ndaj Vancouver Whitecaps, me një vizitë në ‘Shtëpinë e Bardhë’ më 5 mars, raportuan të premten The Athletic dhe Miami Herald. 

Herald citoi një burim të thoshte se "të gjithë" anëtarët e klubit do të jenë të pranishëm për t'u takuar me presidentin Donald Trump, duke sugjeruar se Lionel Messi pritet të jetë midis tyre.

Kjo vizitë është planifikuar dy ditë para ndeshjes së Inter Miami kundër DC United në Uashington. Shumë kampionë të MLS-së janë nderuar në ceremonitë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Columbus Crew në shtator 2024 pas fitores së tyre sezonin e kaluar. Los Angeles Galaxy, kampionët e Kupës MLS 2024, nuk u pritën vitin e kaluar, por u nderuan atje pas titujve të tyre në vitet 2011, 2012 dhe 2014.

Ndër lojtarët që presidenti Barack Obama takoi për të festuar kampionatin e vitit 2011 ishte David Beckham, atëherë një yll për Galaxy dhe tani bashkëpronar i Inter Miami.

Leo Messi nuk është pritur kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë nga presidenti Joe Biden në janar 2025. Superylli argjentinas humbi ceremoninë për shkak të konflikteve në orar.