Sulmet ndaj Iranit/ Franca thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm

Franca, ushtria e së cilës ka baza dhe një prani të rregullt në Lindjen e Mesme, u ka bërë thirrje qytetarëve francezë në rajon të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm.

"Një përshkallëzim ushtarak është duke u zhvilluar... Nuk është koha për negociata, jemi në një situatë lufte", tha të shtunën ministrja e Mbrojtjes, Alice Rufo, për televizionin France-2, duke e krahasuar situatën me atë që ndodhi qershorin e kaluar.

"Prioriteti ynë është mbrojtja e qytetarëve tanë dhe mbrojtja e forcave tona në rajon", tha ajo.

I pyetur nëse forcat franceze ishin të përfshira në sulmet amerikane dhe izraelite apo ishin shënjestruar në sulme hakmarrëse, zëdhënësi i ushtrisë franceze, kolonel Guillaume Vernet, tha: “Forcat e armatosura franceze e përshtatin vazhdimisht qëndrimin e tyre ndaj kërcënimeve dhe zbatojnë masa për të siguruar mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e instalimeve ushtarake ku janë të vendosur ushtarët francezë.”

Por ai nuk dha hollësi.

"Prania jonë ushtarake garanton vlerësimin e pavarur të situatës nga Franca", i tha ai AP-së.