", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/28/auto_trump231772264941.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Trump konfirmon sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit: Kemi nisur operacione të mëdha luftarake

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një video tetë minutëshe duke konfirmuar se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.

Trump ka deklaruar se SHBA-ja ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran dhe se do të shkatërrojnë raketat e tyre.

“Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një operacion të madh dhe në vazhdim për të parandaluar që kjo diktaturë radikale dhe e ligë të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona themelore të sigurisë kombëtare,” tha ai në një videomesazh. “Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre dhe do të rrënojmë industrinë e raketave deri në themel.”

Ai shtoi se Irani po punonte për rindërtimin e programit të tij bërthamor pas një sulmi amerikan mbi objektet bërthamore në qershor.

“Ata refuzuan çdo mundësi për të arritur ambiciet e tyre bërthamore, dhe ne nuk mund ta tolerojmë më,” deklaroi Trump.