Korçë/ Automjeti përfshihet nga flakët gjatë natës, s'raportohet për të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec.

 Sipas informacioneve paraprake, zjarri në mjet ka rënë rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth.

 Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.